Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

West Hami insiston për Zielinskin

Piotr Zielinski mund të jetë lojtari i radhës që do të largohet nga Napoli.

Për mesfushorin e skuadrës italiane ka shfaqur interesim West Hami.

Klubi anglez po vazhdon negociatat me Napolin për Zielinskin.

Oferta e parë e West Hamit prej 20 milionë eurosh është refuzuar nga drejtuesit e klubit italian.

28-vjeçari ka kontratë me Napolin deri në vitin 2024, me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

Artikuj të ngjashëm