Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zidane: Nëse luajmë kundër Liverpoolit do t’i eliminojmë

Zinedine Zidane me shaka ka thënë se Real Madrid do ta eliminonte Liverpoolin në rast përballje në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Real Madrid ka përfunduar në vendin e dytë në grupin A, dhe një nga kundërshtarët e mundshëm në fazën tjetër, janë edhe kampionët aktual, Liverpool.

I pyetur nëse Liverpooli është një skuadër që duhet shmangur, Zidane buzëqeshi dhe u përgjigj: “Nëse luajmë kundër Liverpoolit, ne do t’i eliminojmë ata”.

“Ne nuk mund të bëjmë më shumë rreth shortit”, përfundoi francezi.

Real Madrid në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, ka mposhtur Club Bruggen në Belgjikë.

Artikuj të ngjashëm