Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali i vendosur ta kalojë Liverpoolin dhe ta mbrojë trofeun

Te Real Madridi janë të gatshëm për duelin me Liverpoolin në 1/8 e finales.

Këto dy skuadra do të përballen në fazën nokaut të Ligës së Kampionëve pas shortit të tërhequr të hënën në Stamboll. Kë to dy ekipet u përballen edhe në finalen e sezonit të shkuar, të cilën e fitoi Reali.

Zëdhënësi i Realit, Emilio Butragueno ka thënë se madrilenët synojnë ta mbrojnë trofeun e sezoni të shkuar dhe do të përpiqen ta tejkalojnë Liverpolin.

“Janë dy skuadra historike, do të jetë një ndeshje elektrizuese dhe magjepsëse për tifozët. Ne do të përpiqemi të mbrojmë statusin tonë si kampionë duke e ditur se me kë do të përballemi. Shpresojmë që të arrijmë në gjendje perfekte për dy ndeshjet me Liverpoolin. Ata janë një ekip kampion, me tifozë që krijojnë atmosferë të zhurmshme në stadium. Liverpooli do të jetë një rival shumë i vështirë, por ne jemi Real Madridi”, tha Butragueno.