Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Butragueno: Na duhet rezultat i mirë në ndeshjen e parë

Te Real Madridi janë të vetëdijshëm që nuk do ta kenë lehtë në çerekfinale të Championsit ndaj Manchester Cityt. Shorti i tërhequr të premten ka vënë përballë dy gjigantët e futbollit evropian, përkatësisht dy kampionët e fundit.

“Kemi përballë kampionin, e njohim njëri-tjetrin shumë mirë. Do të jenë dy ndeshje të shkëlqyera për tifozët e futbollit. Duhet të marrim rezultat të mirë në ‘Bernabeu’ për ta mbrojtur atë në Manchester. Të shohim. Tani janë ndeshjet e përfaqësueseve dhe të shohim në çfarë forme do të kthehen lojtarët”, ka thënë Emilio Butragueno, njëri prej drejtorëve te Real Madridi.