Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Butragueno komenton shortin e Realit

Emilio Butragueno

Drejtori i Marrëdhënieve Institucionale te Real Madridi, Emilio Butragueno, ka deklaruar se ndeshjet me Manchester Cityn janë gjithmonë të forta. 

Ai ka shtuar se në dy përballjet me skuadrën e madhe angleze, Real Madridi mund t’i zhvillojë pa Kylian Mbappen. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mbappe ka pësuar lëndim në gju dhe mungoi në ndeshjen ndaj Benficas në mesjavë. Ai pritet të mungojë disa javë.

“Kur luan kaq shpesh me një kundërshtar, bëhet ndeshje e rregullt. City ka skuadër shumë të fortë, solide. Do t’i zhvillojmë dy ndeshje të mëdha. Do të jenë ndeshje të jashtëzakonshme. Mbappe? Shpresojmë që asgjë të mos jetë serioze. Për momentin nuk është e ditur nëse ai do të jetë i gatshëm për lojë ndaj Cityt apo jo. Ai është shumë i rëndësishëm për ne”, ka deklaruar Butragueno.