Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Te Reali e vlerësojnë Leipzigun

Zyrtari i Real Madridit, Emilio Butragueno, ka qenë i matur në deklaratat e tij pas shortit të tërhequr për 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve. Ai ka thënë se Reali nuk do ta ketë lehtë kundër Leipzigut.

“Duke qenë se po flasim për këtë fazë të garave të Ligës së Kampionëve, do të përballemi me një kundërshtar të vështirë, një kundërshtar konkurrues. Ne jemi përballur me Leipzigun vitin e kaluar dhe ishin dy ndeshje shumë të balancuara. Ne duhet të marrim një rezultat të mirë në Gjermani përpara se të përpiqemi të kualifikohemi në stadiumin tonë me mbështetjen e tifozëve tanë”, ka thënë Butragueno.

Ndeshja e parë luhet në Gjermani, kurse e dyta në Spanjë.