Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zidane flet për lëndimin e Hazardit

Zinedine Zidane shpreson që Eden Hazardi do të jetë në dispozicion për takimin ndaj Liverpoolit në Champions League.

Ylli belg është jashtë fushave të gjelbra për shkak të lëndimit të pësuar. Hazard këtë sezon ka pasur probleme të shumta me lëndime.

“Shpresoj që ai do të jetë i gatshëm për këtë takim. Do të shohim këto ditë se çfarë do të ndodh”, u shpreh Zidane.

Real Madrid – Liverpool, zhvillohet të martën në Madrid nga ora 21:00.