Eden Hazard është i gatshëm t’i dëshmojë cilësitë e tij te Real Madridi. Ylli belg sezonin e shkuar kishte probleme të shumta me lëndimet duke munguar në shumë ndeshje për madrilenët.
Por, sipas “AS”, sulmuesi i krahut është në formë të lartë në përgatitjet parasezonale dhe është i gatshëm të japë më të mirën e tij.
31-vjeçari ka lënë pas lëndimet dhe po synon të fitojë një vend në formacionin bazë të trajnerit, Carlo Ancelotti.
Artikuj të ngjashëm