Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hazard po ndihet i injoruar nga Ancelotti

 Arsenali favorit për Hazardin

Mesfushori Eden Hazard refuzoi të largohet nga Real Madridi në janar, por belgu po ndihet i injoruar nga trajneri Carlo Ancelotti. Hazard u la në Madrid javën e shkuar dhe nuk ishte pjesë e ekipit që triumfoi në Botërorin e klubeve, turne ky që u mbajt në Marok.

Këtë sezon, Hazard në total ka vetëm shtatë paraqitje në të gjitha garat, ndërsa ndeshja e fundit që e ka luajtur edhe ajo e datës 3 janar kundër Cacerenos në kuadër të Kupës së Spanjës.

Ky injorim i Ancelottit, ka bërë që Hazard ta mendoj largimin në verë nga Reali, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin tjetër. Ai nuk bën pjesë në planet e trajnerit italian.

Artikuj të ngjashëm