Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, beson se Eden Hazard do të gjejë formën për të ndihmuar klubin që të fitojë trofe këtë edicion.
Ylli belg ka pasur probleme të vazhdueshme me lëndimet te Real Madridi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor përkundër kësaj, trajneri Ancelotti vazhdon të besojë në aftësitë e yllit belg.
“Ka pasur shumë lëndime dhe sigurisht që ka kaluar një fazë të vështirë. Jam i sigurt se në këtë edicion do të shohim versionin e tij më të mirë dhe ai do të jetë një ndihmesë e madhe për ne”, deklaroi Ancelotti.
30-vjeçari këtë sezon ka startuar në vetëm katër nga shtatë ndeshjet në La Liga përderisa në Champions ka vetëm një paraqitje.