Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zhegrova kthehet me fitore bindëse

Edon Zhegrova ka luajtur të premten mbrëma pas mungesës në disa ndeshje rresht për shkak të një lëndimi.

Ai ishte lënduar më 4 shtator në fitoren 3:1 të Lille ndaj Montpellier. Dhe nuk ka luajtur që nga atëherë.

I ka munguar edhe Kosovës në dy ndeshjet e fundit.

Para pesë ditësh ishte në stol te Lille që fitoi 1:0 ndaj Lensit.

Ndërkohë të premten luajti prej minutës së 84-t në fitoren 3:0 të Lille ndaj Strasbourgut. Ndeshja i ka takuar kampionatit francez.

Lille është i gjashti me 19 pikë nga 11 ndeshje.

Artikuj të ngjashëm