Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zhegrova kthehet në stërvitje

Edon Zhegrova është kthyer në stërvitje te Lille dhe ka gjasa të përfshihet në ekip për ndeshjen kampionale kundër Lorientit në vikend. Zhegrova tashmë i është bashkuar pjesës tjetër të ekipit në stërvitjet e përbashkëta, pasi është rikuperuar nga lëndimi i këmbës që e pësoi në fillim të këtij muaji.

Shkaku i lëndimit, Zhegrova i mungoi ekipit francez në dy ndeshjet e fundit, si dhe nuk ishte i grumbulluar me Kosovën për duelet e Ligës së Kombeve.

23-vjeçari këtë edicion ka pesë paraqitje kampionale për Lillen, që të dielën është mysafir i Lorientit në kuadër të xhiros së nëntë. Aktualisht, Lille zë vendin e tetë në tabelë me 13 pikë të mbledhura.

Artikuj të ngjashëm