Sulmuesi kosovar, Andi Zeqiri vazhdon të jetë pjesë e U-21 të Zvicrës në futboll. Ka pasur shpresë se Zeqiri do të luaj për Kosovën në ndeshjet e nëntorit, por ai do të luaj sërish për Zvicrën U-21. Madje kryetari i FFK-së, Agim Ademi e kishte vlerësuar punë të kryer grumbullimin e Zeqirit me Kosovën. Por, të paktën për momentin, kjo duket e pamundur.
Federata e Futbollit të Zvicrës të premten ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet me Azerbajxhanin (12 nëntor) dhe Francën (16 nëntor). Zvicra U-21 tashmë ka siguruar kualifikimin në Evropianin e vitit tjetër.
Selektori i U-21 të Zvicrës, Mario Lustrinelli ka ftuar 23 lojtarë. Pos Zeqirit ka ftuar edhe Bastien Tomën, Kastriot Imerin, Toni Domgjonin, Nedim Bajramin e Amir Shaipin.
Te Zvicra U-21 muajin e kaluar ishte edhe Betim Fazlijin që tashmë është pjesë e Kosovës A.