Pas golit që e shënoi në debutim te Kosova kundër Andorrës në kualifikime për “Euro 2024”, Altin Zeqiri ka vazhduar me sukses edhe te Rizespori.
Zeqiri shënoi gol në Superligën e Turqisë me Rizesporin të shtunën, por nuk mjaftoi që skuadra e tij ta shmang disfatën.
Rizespori u mposht në udhëtim te Kayserispori me rezultatin 3:1.
Zeqiri u inkuadrua në minutën e 70-të, dhe menjëherë në atë aksion, shënoi për 2:1.
Ishte goli i tij i parë në kampionatin turk, ndërsa e ka edhe një asistim.
Rizespori ka 14 pikë në nëntë ndeshje, një më shumë se Kayserispori.