Sulmuesi i Kosovës, Altin Zeqiri, e ka shënuar golin e dytë në Superligën e Turqisë me skuadrën e tij, Rizespor.
Zeqiri të shtunën me Rizesporin mposhtën Kayserisporin me rezultatin 3:0.
23-vjeçari u inkuadrua në minutën e 61-të, ndërsa shënoi gol në minutën e 81-të për 2:0.
Edhe golin e parë në elitën turke, Zeqiri e kishte shënuar kundër Kayserisporit.
Ky ballafaqim i takoi xhiros së 28-të të Superligës turke.
Rizespori i është afruar zonës që dërgon në garat evropiane.
Aktualisht është i gjashti me 39 pikë.
Kayserispori ka 35 pikë në mesin e tabelës.
Artikuj të ngjashëm