Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zeneli rikthehet tek Elfsborg

Pas tetë vjetësh karrierë jashtë vendit, Arbër Zeneli është rikthyer në elitën e futbollit suedez. Zeneli të enjten në mbrëmje është prezantuar nga skuadra e Elfsborgut.

“Elfsborgu ka kënaqësinë t’iu njoftoj se bashkë me Arbërin, ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027. Arbëri do t’i bashkohet skuadrës menjëherë dhe do ta mbajë veshur fanellën me numrin nëntë”, ka shkruar Elfsborgu të enjten në mbrëmje.

“Ndihem shumë mirë. Është gjë shumë e mirë që më në fund përfundoi gjithçka”, ka thënë Zeneli për faqen zyrtare të klubit.

29-vjeçari Zeneli, karrierën e nisi te Halsinggarden AIK, ndërsa Elfsborgut i ishte bashkuar si 12-vjeçar.

Ai i kaloi të gjitha grupmoshat te kjo skuadër, ndërsa te seniorët u inkuadrua në vitin 2014. Ai e fitoi Kupën e Suedisë pas fitores 1:0 në finale ndaj Helsingborgs IF.

Edhe Tregimi interesant i Zenelit për kalimin në Belgjikë Futboll 3 muaj më parë Tregimi interesant i Zenelit për kalimin në Belgjikë

Në Allsvenskan debutoi në vitin 2014 në udhëtim te Avtidabergs FF. Gjatë edicionit të parë, Zeneli pati 16 paraqitje.

Menjëherë në edicionin tjetër, Zeneli ishte prej më të mirëve në skuadër.

Luajti në 30 ndeshje në Allsvenskan, 27 prej të cilave ishte titullar. Shënoi 10-të gola dhe pati pesë asistime.

Zeneli ishte pjesë e Suedisë U21, skuadër që e fitoi Evropianin në vitin 2015.

Pas sezonit 2015 dhe 62 ndeshjeve me Elfsborgun, 20-vjeçari në atë kohë, Zeneli, u transferua te Heerenveeni holandez, në janar të vitit 2016.

“Kur e mendoj kohën prapa, natyrisht se kënaqem. Kam shumë kujtime të mira dhe pozitive përgjatë periudhës sime tek Elfsborgu. E falënderoj secilin për përkrahjen që e mora dhe shpresoj që të njëjtat suksese t’i kemi edhe tani”, ka theksuar Zeneli.

Zeneli me Heerenveenin luajti 100 ndeshje dhe pati 21 gola e 27 asistime përgjatë tre vjetëve të kaluar me skuadrën holandeze, para se të transferohej te Reimsi në janar të vitit 2019.

Edhe Arrihet marrëveshja, Zeneli drejt Royale Unionit Futboll 6 muaj më parë Arrihet marrëveshja, Zeneli drejt Royale Unionit

Me Reimsin, Zeneli pati nëntë gola të realizuar e 14 asistime në 82 ndeshje.

Në verën e vitit të kaluar u transferua te Adana Demirspori në Turqi ku i pati 13 paraqitje.

“Futbolli holandez është shumë sulmues dhe ke shumë situata një kundër një. Në Francë ka shumë lojtarë të fortë fizikisht dhe shumë të shpejtë. Kishte emra të mëdhenj në ligën franceze, ndërsa është dashur të përballesh edhe me lojtarë si Neymar apo Mbappe. Ishte periudhë shumë e rëndësishme për mua ku fitova shumë eksperiencë”, ka vazhduar tutje Zeneli.

Zeneli e ka përfaqësuar Kosovën prej 6 tetorit të vitit 2016.

Në 33 paraqitje me fanellën e “Dardanëve”, ai ka shënuar nëntë gola dhe katër asistime.

Tek Elfsborgu, Zeneli do të luajë me vëllain e tij të vogël, Besfortin. Besforti është 21-vjeçar.

“Rikthimi tek Elfsborgu lidhet edhe me kalimin e Besfortit te skuadra serniore. Shpresoj të jetë periudhë kënaqësie. Do të mundohem ta ndihmojë atë dhe ekipin në mënyra të ndryshme. Kemi folur me të dhe jemi këtu së bashku për ta përkrahur njëri-tjetrin. Do të jetë gjë shumë e mirë që do të jem afër tij dhe të luajë me të së bashku”, ka deklaruar Zeneli.

Edhe Zeneli pritet të largohet nga Elfsborgu Futboll 6 muaj më parë Zeneli pritet të largohet nga Elfsborgu

Zeneli është transferuar tek Elfsborgu si futbollist i lirë, ndërsa rikthimit të tij i është gëzuar shumë edhe trajneri Jimmy Thelin.

“Është gjë pozitive që Arbëri është kthyer. Kualitetet e tij si lojtar na ndihmojnë të shënojmë gola. Ai është person shumë i mirë dhe profesionist. Do ta ndihmojë ekipin të përmirësohet brenda dhe jashtë fushës”, ka deklaruar trajneri Thelin.