Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zeneli nënshkruan kontratë të re me Reimsin

Ylli kosovar Arbër Zeneli ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025 me Reimsin, ka njoftuar klubi i tij të martën.

Pavarësisht sfidave të mëdha me lëndime, Zeneli ia ka dalë t’i bindë drejtuesit e Reimsit për rinovimin e kontratës së tij.

Ai u transferua në Ligue 1 në janar të vitit 2019 nga Heerenveeni.

Zeneli luajti 15 ndeshje atë sezon, duke realizuar tre gola e duke asistuar po aq herë.

Në sezonin 2020/21, Zeneli pavarësisht lëndimit të rëndë, luajti 28 ndeshje e shënoi tre gola e asistoi tre herë.

Në këtë edicion, 27-vjeçari luajti për herë të parë në muajin shkurt. Megjithatë, deri në fund ia doli të shënonte dy gola e të asistonte tre herë. Zeneli ishte vendimtar mesatarisht çdo 76 minuta në kampionatin francez 2021/22, vetëm Kylian Mbappe ka statistika më të mira mes lojtarëve që kanë luajtur të paktën 300 minuta.