Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zeneli, lojtari më vendimtar te Reimsi në vitin 2022

Arbër Zeneli u kthye më 27 shkurt të këtij viti nga një lëndim i rëndë. Por vetëm pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara, Zeneli ka arritur të bëhet lojtari më vendimtar i Reimsit.

“Arbër Zeneli është kthyer fuqishëm dhe këtë e konfirmojnë edhe statistikat e Ligue 1. Futbollisti kosovar është lojtari më vendimtar i Reimsit në vitin 2022. Ai ka shënuar një gol dhe tre asistime”, shkruan Remis në rrjetet sociale.

Zeneli, 27-vjeçar, pjesë e Reimsit është që prej janarit të vitit 2019. Te Reimsi kaloi nga Heerenveeni.

Ai ka kaluar një periudhë të vështirë me lëndime te klubi francez, me të cilin ka kontratë deri në qershor të vitit 2023. Më herët ka luajtur edhe për Elfsborgun e Suedisë.