Arbër Zeneli ka shënuar edhe dy gola të tjerë me skuadrën e Reimsit, kësaj here në miqësoren kundër Mariborit.
Skuadra e Reimsit fitoi 2:0 të mërkurën në miqësoren që u zhvillua në Graz të Austrisë. Golin e parë në këtë duel futbollisti i Kosovës, Zeneli, e realizoi në minutën e 30-të, ndërsa dy minuta më vonë shënoi për 2:0, dhe vulosi gjithçka në këtë përballje. Zeneli shënoi edhe në ndeshjet tjera të zhvilluara këto ditë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZeneli luajti kundër Mariborit deri në minutën e 67-të, ndërsa nga minuta e 61-të për Reimsin u paraqit edhe mesfushori tjetër i Kosovës, Valon Berisha, që u transferua te klubi francez nga Lazio.