Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha inkuadrohet në 20-të minutat e fundit në fitore

Valon Berisha ka luajtur në pjesën e dytë në fitoren e parë të Reimsit këtë edicion.

Reprezentuesi i Kosovës u inkuadrua në lojë në minutën e 68-të, një minutë pasi rezultati u dyfishua nga vizitorët.

Golat për Reimsin në fitoren e të dielës në udhëtim te Rennesi në kuadër të xhiros së pestë në elitën e futbollit francez i shënuan Hugo Ekitike në minutën e 26-t dhe Ndri Koffi në minutën e 67-t.

Kjo ishte fitorja e parë e Reimsit në Francë që prej muajit mars.

Pjesë e Reimsit është edhe Arbër Zeneli, që nuk u inkuadrua për shkak të lëndimit në gju.

Reimsi pas pesë ndeshjeve ka gjashtë pikë, një më shumë se Rennesi.

Artikuj të ngjashëm