Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zeneli do të mbetet më gjatë te Reimsi

Arbër Zeneli do të mbetet edhe gjatë pjesë e klubit francez, Reims. Menaxheri i futbollistit të Kosovës, Adrian Aliaj, ka thënë të martën për KOHËN se Zenelit i është ofruar kontratë e re. Aliaj ka bërë të ditur se edhe Emir Sahiti do të bëhet me klub të ri në verë.

Zeneli 27-vjeçar me Reimsin ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm, ndërsa Sahiti është te Hajduku i Splitit. Me Hajdukun ka kontratë deri në vitin 2025.

“Arbër Zeneli do ta vazhdojë kontratën me Reimsin. Do të ketë një kontratë të re. Ai vjen nga një lëndim që e mbajti gjatë jashtë fushës. Prioritet është edhe e ardhmja e Emir Sahitit”, ka thënë Aliaj.