Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zaniolo ndal bisedimet me Romën

Agjenti i Nicolo Zaniolos, Claudio Vigorelli, ka ndezur edhe më shumë spekulimet për një lëvizje të mundshme të klientit të tij te Juventusi.

Ai konfirmoi se nuk ka nuk ka negociata me Romën për të zgjatur kontratën e Zaniolos.

22-vjeçari ka kontratë me Romën deri në vitin 2024, por deri më tani nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët për vazhdimin e kontratës.

“Për sa i përket rinovimit të mundshëm të kontratës së Nicolos, dëshiroj të bëj të qartë se në këtë moment nuk ka negociata me Romën”, tha Claudio Vigorelli për Corriere dello Sport.

Artikuj të ngjashëm