Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti ka konfirmuar se kapiteni i skuadrës dhe sulmuesi kryesor Mauro Icardi nuk do të largohet nga klubi.
Madje ai është i bindur se sulmuesi argjentinas do ta vazhdojë kontratën pas përfundimit të afatit kalimtar, transmeton Koha.net.
Icardi është i lidhur me një kalim te Real Madridi, kurse ka klauzolë largimi prej 110 milionë euro.
“Mauro do të qëndrojë tek Interi, ai është shumë i lumtur me ne. Me të përfunduar afati kalimtar ne do të negociojmë dhe renovojmë kontratën e tij. Ai është shumë i lumtur me ne. Qe dy vite është kapiten dhe sillet ashtu, është një profesionist i vërtetë”, ka thënë Zanetti për Fox Sports.