Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Young Boysi huazon Vladin te Aarau

Kampioni i Zvicrës në futboll, Young Boysi, e ka huazuar sërish futbollistin shqiptar, Shkëlqim Vladi.

Vladi në pjesën e dytë të edicionit aktual do të luajë te Aarau i kategorisë së dytë helvetike. Sulmuesi në pjesën e parë të edicionit ishte i huazuar te Yverdoni. Vladi ka kontratë me Young Boysin deri në vitin 2023.

21-vjeçari në 18 ndeshje këtë edicion në kategorinë e dytë ka realizuar dy gola. Deri edicionin e kaluar Vladi luajti për ekipin U21 të Young Boysit në kategorinë e tretë zvicerane.

Artikuj të ngjashëm