Pas edicionit të suksesshëm me Aaraun në rangun e dytë të futbollit të Zvicrës, Shkëlqim Vladi, 22-vjeçar, pritet të luajë në Superligën e Zvicrës në edicionin e ardhshëm. Kështu kanë shkruar mediat zvicerane të enjten. Vladi me Aaraun në “Challenge League” realizoi 15 gola në 25 ndeshje.
Ai ka kontratë me Aaraun deri në vitin 2025. Për shërbimet e tij interesim ka shprehur skuadra e Luganos.
Vladi është produkt i Akademisë së Young Boysit, që fitoi ligën dhe Kupën e Zvicrës. Te Lugano janë tre shqiptarë aktualisht.
Artikuj të ngjashëm