Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Young Boysi e nis me fitore të thellë ndaj kampionit Zurichut

Young Boys e ka nisur me fitore kampionatin zviceran. Të shtunën në ndeshjen hapëse skuadra e Young Boysit ka shënuar fitore me rezultatin 4:0.

Golin e parë e realizoi Christian Fassnacht në minutën e 62-të. Për 2:0 shënoi Cedric Itten në minutën e 77-të. Golin e tretë e realizoi Fabian Rieder për 3:0. Golin e fundit e shënoi Wilfried Kanga për 4:0.

Te Young Boysi në bankën rezervë ishte Donat Rrudhani.

Te Zurichu ndeshjen e kompletuan Mirlind Kryeziu, Lindrit Kamberi, derisa Bledian Krasniqi dhe Fidan Aliti u zëvendësuan në minutën e 72-të.