Trajneri Arben Krasniqi do ta udhëheq klubin nga Suhareka, Yllin, kurse pjesë e këtij klubi do të jetë edhe plejmekeri Leonard Mekaj.
Ata kanë firmosur sot kontrata një vjeçare me ekipin nga Suhareka.
Lajmin për Koha Ditore e ka konfirmuar kryetari i këtij klubi, Naim Berisha, që ka shtuar se “ekipit së shpejti do t’i bashkohen edhe tre amerikanë”.
Bersha ka thënë se në edicionin e ri Ylli do të kërkojë rezultate më të mira se në atë të fundit, dhe synon titullin.
Kujtojmë se Krasniqi e Mekaj edhe edicionin e shkuar ishin pjese e Yllit, por vetëm në pjesën e dytë të sezonit.
Në edicionin e kaluar Ylli ishte eliminuar në gjysmëfinale të “play-offit”.
Artikuj të ngjashëm