Skuadra e Golden Eagle Yllit gjatë kësaj jave do t'i shtojë edhe dy përforcime për pjesën e mbetur të këtij edicioni në Superligën e Kosovës në basketboll.
Kryetari i klubit nga Suhareka, Naim Berisha, ka bërë të ditur se janë në negociata të avancuara me lojtarët amerikanë, që luajnë në pozitat 1 dhe 5, por që nuk ka zbuluar emrat e tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Berishës, Ylli njërin prej tre amerikanëve aktualë do ta zëvendësojë, derisa tjetrin do ta sjellë për ta zëvendësuar kapitenin Artin Gashi që për shkak të lëndimit e ka mbyllur edicionin para kohës.
"Shumë shpejt pritet t'i sjellim edhe dy të huaj dhe besoj që gjatë kësaj jave do të kompletojmë transferimin e tyre. Kemi të drejtë edhe për një të huaj, që do ta zëvendësojë Artinin. Me ardhjen e këtyre do të kompletohet ekipi për pjesën e mbetur të edicionit, ku synojmë të paktën të shkojmë deri në finale të plejofit. Ne duam ta ngremë edhe më shumë nivelin e lojës dhe të jemi konkurrentë të fortë deri në fund të këtij edicioni", tha Berisha për gazetën Koha Ditore.
Ylli aktualisht renditet i dyti në tabelë, kurse në ekip ka amerikanët Garrius Holloman, Romelo Banks e Terrell Everett. Ndeshjen e ardhshme, Ylli e luan këtë vikend kundër Lipjanit në udhëtim.