Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ylli synon të jetë më i fortë në sezonin e ardhshëm

Naim Berisha, kryetar i Golden Eagle Yllit, ka thënë se synon që në edicionin e ardhshëm të jetë ekip më i fortë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ylli në edicionin që shkoi mbylli sezonin e rregullt në pozitën e dytë, ndërsa në play-off pësoi në gjysmëfinale nga Rahoveci.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një deklaratë për Koha.net, Berisha ka thënë se është i interesuar të mbajë të gjithë ekipin dhe stafin që ka pasur sezonin e fundit.

“Nuk e kemi liruar askënd, por po negociojmë me lojtarët që u kanë skaduar kontratat në muajin maj. Duam t’i mbajmë dhe do të mundohemi t’i mbajmë të gjithë ata që ishin pjesë e klubit, për edicionin e ardhshëm, përfshirë edhe trajnerin. Për sezonin tjetër, do të jemi edhe më të fortë sesa edicionin e kaluar”, ka thënë ai.