Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ylli “blindon” lojtarët vendorë, në bisedime me tre basketbollistë të huaj

Golden Eagel Ylli ka nisur mobilizimin për sezonin e ri.

Drejtuesit e klubit nga Suhareka, kanë vazhduar kontratat me basketbollistët, Leonard Mekaj, Artin Gashi, Egzon Kuqi dhe Rilind Krasniqin.

Kryetari i skuadrës nga Suhareka, Naim Berisha, ka bërë të ditur për Sportin në KTV, se janë në bisedime edhe me tre basketbollist të huaj, që pritet shumë shpejt të nënshkruajnë me Yllin.

Ylli edicionin që lamë pas ishte pjesë e “play-offit” ku u mposht nga Sigal Prishtina.