Golden Eagle Ylli në stinorin pranveror të Superligës së Kosovës në basketboll do të futet me synime të mëdha.
Skuadra nga Suhareka jo vetëm që do të kërkojë pozitën e dytë në tabelë, por do të tentojë edhe ta rivalizojë Sigal Prishtinën për trofetë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Basketbollistët e Përfaqësueses së Kosovës, plejmejkeri Leonard Mekaj (Peja) dhe qendra Fisnik Rugova (S. Prishtina) pritet që shumë shpejt të jenë përforcimet e para të Yllit.
Rreth katër përforcime i ka konfirmuar edhe kryetari i klubit, Naim Berisha, por që nuk ka dashur të përmendë emra. Ai ka thënë se do të tentohen tre lojtarë vendorë dhe një i huaj, me të cilët tashmë janë në negociata. Te Ylli tashmë janë dy amerikanë, Michael Harmon e Taylor Bessick.
Ylli pjesën e parë të këtij edicioni e ka përfunduar në pozitën e tretë në tabelë, me 22 pikë, sa i ka edhe Rahoveci në të katërtën. Prin Sigal Prishtina me 28 pikë, e përcjellë nga skuadra e Bashkimit me katër më pak... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Pas ndryshimeve të shumta, Ylli kërkon fitoren ndaj Bashkimit
-
Favoritët bien përballë Yllit, por suharekasit mbesin me “këmbë në tokë”
-
Tek Ylli nuk shqetësohen për startin e dobët, paralajmërojnë kthim të fuqishëm
-
KB Ylli gati për sezonini e ri, synon mbrojtjen e titullit
-
Ylli i fortë për Prishtinën