Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alban Veseli afër marrëveshjes me ekipin nga Suhareka

Pas transferimit të basketbollistit amerikan, Garrius Holloman, ekipi i basketbollit Ylli, është pranë transferimit edhe të ish-basketbollistit të Prishtinës, Alban Veseli.

Ky i fundit është pa skuadër që nga largimi nga Prishtina.

Burimet e Sportit në KTV, pranë klubit bëjnë të ditur se trajneri Arben Krasniqi, ka pasur disa takime me basketbollistin e kombëtares së Kosovës dhe shumë shpejt pritet të arrihet marrëveshja.

Trajneri i Yllit, Krasniqi, në të kaluarën ka punuar me Alban Veselin, me të cilin lojtar, ka fituar katër herë titullin e kampionit.