Golden Eagle Ylli është kthyer te fitorja në Superligë. Skuadra nga Suhareka të shtunën në palestrën “Sezai Surroi”, mposhti Bashkimin, me rezultatin 81:66.
Çereku i parë ishte i baraspeshuar por ishin mysafirët të cilët te fituan me gjashtë pikë dallim 19:13.
Edhe periudha e dytë ishte e ngjashme me të dyja ekipet që shënonin nga secila pozitë.
Por ishin udhëtuesit që në pushim shkuan me katër pikë dallim 42:38.
Në çerekun e tretë prizrenasit fal trepikëshve ngushtuan epërsinë e Yllit, për të hyrë në periudhën e fundit me rezultatin 62:55.
Çereku i fundit nisi më mirë për basketbollistët e Yllit, të cilët u shkëputën deri në 11 pikë dallim 66:55.
Këtë epërsi skuadra e Yllit, arriti të menaxhojë mirë deri në fund për rezultatin 81:66.
Lojtari më i dalluar te Ylli, ishte Erjon Kastrati me 21 pikë pesë kërcime e gjashtë asistime përderisa pikë dyshifrore shënuan edhe Mitchell Wilbekin (21), Lg Gill (14), Demetris Morant (12).
Te Bashkimi lojtari më i dalluar ishte Christan Lutete me 27 pikë e tetë kërcime.