Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ylli i Napolit do të mungojë një muaj

Sulmuesi kryesor i Napolit, Victor Osimhen, do të operohet.

Kjo pasi sulmuesi nigerian ka pësuar fraktura të shumta në fytyrë pas përplasjes me kokë me mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se Osimhen mund të mungojë së paku një muaj.

22-vjeçari është golashënuesi më i mirë te Napoli këtë sezon, ku në 14 ndeshje ka realizuar nëntë gola dhe ka bërë dy asistime.