Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ylli i Man. Cityt-Putinit: Shpresoj që të vdesësh në mënyrën më të tmerrshme

Lufta në Ukrainë ka filluar, me Rusinë që bëri lëvizjen e parë duke sulmuar me bomba dhe duke sjellë panik në Evropë. Kjo nuk ka lënë pa u kaluar nga një lojtar i Manchester Cityt.

Ukrainasi Oleksander Zinchenko kishte postuar një foto në Instagramin e tij, ku fliste me fjalë të ashpra dhe mallkime ndaj presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

“Shpresoj të vdesësh në mënyrën mënyrën më të dhunshme”, shkruhej në foto.

Gjithsesi ky postim i tij është fshirë dhe lojtari tha se këtë e bëri Instagrami, pasi rrjetet sociale shpesh ndalojnë promovimin e gjuhës së urrejtjes.

Image