Sulmuesi i Espanyolit, Wu Lei, ka dalë pozitiv në testet për COVID – 19, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kinës (CFA) të shtunën.
Wu Lei vlerësohet emri kryesor në futbollin e Kinës, vendin ku u paraqit së pari koronavirusi.
“CFA është njoftuar nga klubi spanjoll Espanyol që anëtari i përfaqësueses së Kinës, Wu Lei, është diagnostifikuar me koronavirus”, thuhet në komunikatë.
“Wu aktualisht po merr tretmanin, pasi ka shfaqur simptoma të lehta. Federata kineze është në kontakt të vazhdueshëm me lojtarin dhe me Espanyolin. Do t’i ofrojmë atij asistencën e duhur, varësisht nga rrethanat”.
Federata kineze shpreson në shërim të shpejtë të futbollistit Wu.
Edhe
Edhe Llorente i infektuar me koronavirus te Spanja
Espanyoli të martën njoftoi që gjashtë pjesëtarë të këtij ekipi janë diagnostifikuar me koronavirus. Klubi spanjoll nuk ka njoftuar për emrat e të prekurve dhe nuk ka saktësuar nëse bëhet fjalë për lojtarë apo pjesëtarë të stafit. Të premten një radio spanjolle kishte raportuar që Wu është në mesin e katër lojtarëve të infektuar.
Wu 28-vjeçar, është i vetmi futbollist nga Kina që aktualisht luan në top-ligat evropiane.