Sulmuesi i Romës, Carles Perez, ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.
“Ndihem mirë dhe jam pa simptoma krejtësisht”, ka deklaruar Perez.
Perez është lojtari i dytë i “giallorossëve” që del pozitiv me Covid-19, pasi portieri Antonio Mirante e konfirmoi rezultatin pozitiv të mërkurën, transmeton KOHA.
“Dy ditë më parë, për të parë shëndetin tim para përgatitjeve me pjesën tjetër të ekipit, bëra testin për Covid-19”, ka shkruar Perez në “Instagram”. “Të enjten më komunikuan rezultatin. Për fat të keq është pozitiv, por për fat të mirë ndihem shumë mirë dhe pa simptoma. Duhet të qëndroj i izoluar derisa testi të dalë negativ. Kur mjekët të ma lejojnë, do t’i bashkohem ekipit dhe jam më i motivuar se kurrë”, përfundoi Perez.