Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Portieri i Romës del pozitiv në testin për COVID-19

Portieri i Romës, Antonio Mirante, ka konfirmuar në rrjetet sociale se ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.

Portieri e konfirmoi lajmin në rrjete sociale, por se theksoi se ndihet shumë mirë.

Ai është pa simptoma, shkruan “tuttomercatoweb”.

“Përshëndetje të gjithëve. Siç e dini tashmë, jam pozitiv me Covid-19. Dëshiroj t’ju them se jam mirë, nuk kam simptoma dhe ndihem mirë. Jam i izoluar. Shpresoj të shërohem sa më shpejtë dhe t’i rinis përgatitjet me bashkëlojtarët sa më shpejtë që është e mundur. Ju falënderoj për mesazhet që po mi dërgoni”, ka thënë Mirante.

37-vjeçari ka luajtur vetëm pesë herë në Serie A në edicionin që përfundoi dhe në dy duele prej tyre nuk ka pranuar gol.