Portieri i Atalantas, Marco Sportiello është ende pozitiv me COVID-19 një muaj pasi ishte diagnostikuar. Ai po qëndron në karantinë, ka thënë “Gazzetta dello Sport”.
Atij po i duhet kohë më e gjatë për rikuperim, ndonëse nuk ka treguar simptoma serioze.
Raportohet se është hera e tretë që atij i janë marrë strishot, ku së pari ishte zbuluar infeksioni më 20 mars. Ai mbetet ende pozitiv.
Sportiello do të vazhdojë të qëndrojë në karantinë në Urgnano, në afërsi të Bergamos, por nuk është e qartë se kur do të jetë në gjendje të kthehet në stërvitje.
Klubet e Serie A pritet të rikthehen në stërvitje në javën e parë të majit, në grupe të vogla, pasi t’i nënshtrohen testeve të gjakut, t’u merren strishot dhe t’u bëhen kontrollet tjera mjekësore e po ashtu teste fizike.