Portieri Marco Sportiello është i pari te skuadra e Atalantas i diagnostikuar me koronavirus.
Këtë e ka bërë të ditur të martën klubi italian i futbollit, raporton Koha.net. Atalanta të martën është njoftuar se rezultati i testimit të Sportiellos për koronavirus është pozitiv.
Bergamo, ku e ka selinë Atalanta, është në një prej regjioneve më të goditura nga COVID – 19.
Madje besohet që ndeshja e Ligës së Kampionëve në mes të Atalantas dhe Valencias e luajtur më 19 shkurt, ka bërë që të përhapet shumë koronavirusi në mesin e banorëve të Bergamos dhe regjionit të Lombardisë. Rreth 44 mijë tifozë e përcjellën atë ndeshje të luajtur në San Siro të Milanos.
Për Atalantan luan Berat Gjimshiti.
Skuadra tjera të Serie A kanë njoftuar për lojtarë të tyre të prekur nga koronavirusi.