Juventusi ka njoftuar se portieri Mattia Perin ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.
“Juventusi njofton se futbollisti Mattia Perin ka dalë pozitiv për Covid-19. Ai tashmë është në përcjellje të protokollit dhe po i respekton rregullat”, shkruhet në njoftimin e klubit italian.
Juventusi rikthehet në fushën e lojës të dielën më 6 shkurt, në ndeshje kundër Hellas Veronës që udhëhiqet nga Igor Tudor.
Perini është portieri i dytë i Juventusit dhe ka luajtur në gjashtë ndeshje në të gjitha garat këtë edicion.
Kontrata e tij skadon në verë dhe Juventusi ende është i hapur për vazhdimin e kontratës së tij.