Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

De Ligt del pozitiv në testin për COVID-19

Foto: Reuters

Juventusi ka njoftuar se Matthijs de Ligt ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.

“Zonja e Vjetër” e konfirmoi edhe një tjetër rast me Covid-19 në grupin e vet, derisa nga testet e fundit ishte emri i De Ligtit.

“Juventus Football Club njofton se gjatë kontrolleve sipas protokollit në fuqi, pozitiv me Covid-19 ka dalë Matthijs de Ligt. Lojtari është vendosur në izolim”, thuhet në njoftimin e Juventusit.

Alex Sandro dhe Juan Cuadrado munguan në duelin kundër Milanit të mërkurën për shkak të koronavirusit. Edhe te “rossonerët” pati rast me Covid-19, pasi u paraqit pa Ante Rebiqin dhe Rade Kruniqin.

Gjatë të premtes është lajmëruar se edhe portieri i Bolognas, Federico Ravaglia, doli pozitiv pas testit të bërë.