Një ditë pas Alex Sandros, edhe futbollisti tjetër i Juventusit, Juan Cuadrado ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.
Pwr kwtw ka njoftuar ekipi nga Serie A të martën. Në njoftimin e ekipit italian thuhet se në raundin e dytë të testimeve te Juventusi pas rastit të Sandros të hënën, thuhet se Cuadrado nuk ka simptoma por tashmë është izoluar.
“Juventusi bën të ditur se pas testeve të kryera të martën, Juan Cuadrado ka rezultuar pozitiv. Futbollisti tashmë është izoluar dhe nuk ka simptoma”, thuhet në njoftimin e Juventusit.
Kështu që, Juventusi do të luajë kundër Milanit pa Sandron e Cuadradon.