Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alex Sandro preket nga koronavirusi

Mbrojtësi Alex Sandro është infektuar me koronavirus, ka njoftuar të hënën klubi i Juventusit.

Siç ka raportuar klubi italian, mbrojtësi ka shfaqur disa simptoma të lehta dhe në testin për koronavirus ka rezultuar pozitiv dhe se lojtari është në izolim.

Alex Sandro ka luajtur 83 minuta në fitoren që të dielën Juventusi e arriti 4:1 kundër Udineses. Zonja e Vjetër të mërkurën në San Siro do të përballet kundër Milanit, në kuadër të xhiros së 16-të të kampionatit italian, Serie A.

Artikuj të ngjashëm