Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe Llorente i infektuar me koronavirus te Spanja

Mbrojtësi i Spanjës, Diego Llorente ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe pritet të mungojë në ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian kundër Suedisë, që zhvillohet të hënën.

Kështu, ka njoftuar Federata e Futbollit të Spanjës, të martën.

Llorente bëhet lojtari i dytë që del pozitiv te Spanjës brenda pak ditësh, pasi më herët ka rezultuar pozitiv edhe kapiteni Sergio Busquets.

Mësohet se sikurse Busquetsi, edhe Llorente tashmë është izoluar. Spanja në “Euro 2020” bën pjesë në Grupin E, ku do të përballet edhe me Sllovakinë e Poloninë.

Artikuj të ngjashëm