Mbrojtësi i Spanjës, Diego Llorente, është kthyer në ekipin përfaqësueses për Euro 2020. Llorente kishte pranuar rezultat pozitiv në testin për koronavirus, por rezultati i testimeve të reja doli negativ. Sipas zyrtarëve, rezultati i testit të parë ishte gabim.
Lojtari i Leedsit doli pozitiv të martën dhe ishte izoluar nga ekipi. Por katër teste të tjera prej atëherë dhanë rezultat negativ.
Spanja është ende pa kapitenin Sergio Busquets. Ai është testuar pozitivisht të dielën dhe do të qëndroj në izolim për të paktën dhjetë ditë. Ekipi ka thënë se ai po ndihet mirë. Ka shpresë se mesfushori i Barcelonës do të kthehet të luaj gjatë turneut.
I tërë ekipi i Spanjës është vaksinuar para kthimit të Llorentes.
-
Edhe Llorente i infektuar me koronavirus te Spanja
-
Pas frikës për shkak të virusit, Spanja është e gatshme për ndeshjen me Suedinë
-
Te Spanja shpresojnë se dy lojtarët e infektuar do të kthehen për Evropian
-
COVID-19 dhe “Euro 2020” – organizatorët të përgatitur për skenarë të ndryshëm
-
Spanja merr një goditje para fillimit të Evropianit, Busquets rezulton pozitiv me koronavirus