Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ylli fiton ndeshjen e fortë me Bashkimin

Kampioni aktual, Golden Eagle Ylli, e ka fituar ndeshjen e fortë ndaj Bashkimit. Të dielën mbrëma në Suharekë, Ylli fitoi me rezultatin 76:73.

Si shumica e ndeshjeve të këtij edicioni, edhe kjo u vendos në aksionet e fundit.

Ndeshja i ka takuar xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në basketboll. Për Yllin ishte fitorja e tretë rresht. Kjo seri ka pasur atë prej katër humbjeve.

Bashkimi pësoi humbjen e pestë.

Henrik Shirko udhëhoqi Yllin drejt fitores. Ai ndeshjen e mbylli me 21 pikë, tetë kërcime e shtatë asistime. Chris Harris realizoi 14 pikë e dhjetë kërcime. Rashun Davis i kishte 17 pikë.

Prentiss Nixon u dallua te Bashkimi me 15 pikë e gjashtë kërcime. Fahro Alihoxhiq i kishte 13 pikë e dhjetë kërcime.