Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Yakini paralajmëron Shaqirin për rolin te Zvicra

Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin ka thënë se Xherdan Shaqiri ishte vendimtar në fazën e grupeve për kualifikimin në Evropian.

Por ai ka lënë të kuptohet se Shaqiri nuk do ta ketë vendin e sigurt në 11-she edhe në ndeshjet e Evropianit.

“Shaqiri ishte vendimtar në fazën e grupeve. Fakti që kemi kundërshtarë krejtësisht të ndryshëm do të diskutojmë në mars. I fola shkurt. Do të provojmë disa gjëra në mars, për këtë janë ndeshjet testuese. Por ai gjithashtu duhet të dijë dhe të kuptojë rolin e tij”, ka thënë Yakin.

Shaqiri është përfshirë në listën e Zvicrës për miqësoret e marsit.

Yakin gjatë konferencës për shtyp ka thënë se llogarit në mesfushorin shqiptar, Ardon Jashari. Ai ka thënë se Jashari duhet të ketë durim, pasi u ftua nga Zvicra U21.

Edhe Yakinit i vjen keq që nuk po mund ta aktivizoj Jasharin Botërori 2026 Yakinit i vjen keq që nuk po mund ta aktivizoj Jasharin

“Ardoni ka nevojë për durim dhe për ndeshje të nivelit elitar ndërkombëtar. Nuk e kemi hequr atë, ne po llogarisim tek ai. Por ai ka nevojë për durim dhe duhet të luaj disa ndeshje për ekipin U21”, ka thënë Yakin në konferencë për media.