Futboll

Yakini tregon nëse Shaqiri e ka ende të hapur derën te Zvicra

Shaqiri & Yakin

Përzgjedhësi Murat Yakin ka thënë se Xherdan Shaqiri e ka të hapur derën për kthim te Zvicra.

Por ka theksuar se vendimi i takon yllit të Baselit.

“U përpoqa ta kontaktoja dje dhe i dërgova një mesazh zanor. E përgëzova për fitimin e kampionatit dhe performancën e tij. Ne e respektuam vendimin e tij për t’u larguar nga përfaqësuesja. Ai e di rolin e tij dhe e luajti mirë në Kampionatin Evropian. Por për mua, dera është ende e hapur. Do ta shqyrtojmë në të ardhmen, por ai duhet të jetë gjithashtu i gatshëm”, ka thënë Yakin në konferencë për media.

Shaqiri ka shpërthyer me gola e asistime këtë sezon, duke e ndihmuar Baselin ta kthejë titullin e kampionit.

Përzgjedhësi Yakin u shpreh i lumtur edhe me kthimin e mesfushorit Ardon Jashari në ekip.

“Kjo u ra dakord me të dhe me menaxhmentin e tij (pse Jashari nuk u ftua në ndeshjet e kaluara). Ai kishte nevojë për pushim pas transferimit të tij dhe shumë ndeshjeve, gjë që është e kuptueshme. Ndeshjet që luajti ishin të pabesueshme. Ai dha performanca të shkëlqyera në nivelin më të lartë. Ai mund të luajë rol të rëndësishëm për ne”, u shpreh ai.

E ylli i Baselit, Xherdan Shaqiri, nuk e mendon për momentin kthimin te Zvicra. Këtë e ka bërë të ditur të enjten në konferencën e organizuar nga Baseli para ndeshjes finale për Kupë të Zvicrës.

"Dera është e mbyllur për momentin", ka thënë Shaqiri.


 

 

Lista e Zvicrës:

Shaqiri i përgjigjet Yakinit

1 o. më parë / 22 maj 2025 14:39
shaqiri

Ylli i Baselit, Xherdan Shaqiri, nuk e mendon për momentin kthimin te Zvicra. Këtë e ka bërë të ditur të enjten në konferencën e organizuar nga Baseli para ndeshjes finale për Kupë të Zvicrës.

"Dera është e mbyllur për momentin", ka thënë Shaqiri.

Yakin më herët tha se dera e Zvicrës për Shaqirin është e hapur.