Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dy shqiptarë në listën e Zvicrës

Granit Xhaka & Ardon Jashari

Granit Xhaka dhe Ardon Jashari janë dy shqiptarët që janë ftuar nga Përfaqësuesja e Zvicrës për ndeshjet miqësore të qershorit.

Zvicra do të luajë miqësore kundër Meksikës më 7 qershor dhe kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 11 qershor. Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në SHBA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Xhaka është i padiskutueshëm si kapiten i helvetëve, ndërsa Jashari po kalon sezon të shkëlqyer me Club Bruggen. 

Zvicra ende nuk ka nisur kualifikimet për Botërorin 2026.

Është në grup me Kosovën, Slloveninë dhe Suedinë. Ndeshjen e parë e luan në shtator kundër Kosovës në Basel.